Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Ishte me pushime, gjendet pa shenje jete nga familjarët një 20-vjeçar, ja çfarë dyshohet (Emri)
Një tjetër humbje jete në Sarandë që dyshohet se vjen për shkake natyrale. Mosha e re e të ndjerit ka vënë në pikëpyetje specialistët e hetimeve, pasi 20 vjeçari nuk ka shenja dhune. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.