E RËNDË – Disa orë më parë denoncoi për dhunë në familje, gjendet në banesë e pajetë gruaja…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte shkuar në Polici për të denoncuar dhunën në familje.Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.Pas marrjes në pyetje, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë. Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.Sipas të dhënave...
Burimi:
sarandanews.com