E rëndë/ 25-vjeçarja angleze gjendet pa jetë në apartament, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç
Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës. Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka mbërritur në banesë dhe ka gjetur të pajetë shtetasen E. S., 25 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 25-vjeçares, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
ntv.al