E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, ku 28-vjeçarja Katie Suarez ka humbur jetën pasi u sulmua barbarisht me thikë në qafë teksa po vraponte në një zonë bregdetare të Brooklyn-it. E reja u gjet e plagosur rëndë nga babai i saj, i cili kishte dalë me urgjencë për ta kërkuar pasi ajo vunohej të kthehej në shtëpi. Nga përgatitjet për maratonë te tragjedia Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor, pak pas orës 20:00. 28-vjeçarja kishte dalë për stërvitjen e saj të zakonshme, pasi po përgatitej për të marrë pjesë në Maratonën e Nju Jorkut, kur u sulmua befas nga një person ende i paidentifikuar. Pas sulmit, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin NYU Langone në Brooklyn...
Burimi:
javanews.al