E reja në Vlorë humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët

E reja në Vlorë humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, ku shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe...
Burimi: Top-Channel.tv