E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!
Një gjykatë në Turqi ka dënuar komedianin Deniz Göktaş me 19 muaj e 10 ditë burg, pas deklaratave të bëra gjatë një shfaqjeje humori ku ai kritikoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Göktaş u shpall fajtor për fyerje ndaj presidentit dhe për deklarata që autoritetet i konsideruan fyese ndaj vlerave fetare. Komediani ishte arrestuar në muajin korrik pas një performance në të cilën e përshkroi Erdoğanin si një “diktator të turpshëm”, duke shtuar më pas se presidenti ishte bërë “më i sigurt në identitetin e tij”. Videoja e shfaqjes u përhap me shpejtësi në internet dhe grumbulloi rreth 9.5 milionë shikime në YouTube. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë procesit, autoritetet morën 185 ankesa në lidhje me performancën. Göktaş i ka mohuar akuzat se synonte...
Burimi:
javanews.al