E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

Një tjetër makinë, e përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Vlorë është ndaluar në Fier. Automjeti është qëlluar nga plumbat në pjesën e xhamit. Kujtojmë se një ngjarje e rëndë kriminale tronditi qytetin e Vlorës sot në 3 shtator, teksa një grup personash kanë mësyrë në një hotel në zonën e Orikumit. Policia e Vlorës dha detaje për ngjarjen, duke bërë me dije se autorët i kanë vendosur biznesmenit një gjobë prej 5 milionë eurosh. Sipas Policisë, ai është kërcënuar se brenda 48 orësh duhet të largohej nga Shqipëria. Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në disa zona për kapjen e personave të dyshuar. Gjatë ndjekjes, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të policisë dhe doli nga rruga në...