E qëlloi me thikë, flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë …

E qëlloi me thikë, flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë …

Kronikë E Shtunë, 19 Shtator 2026 16:39 Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këtë 19 shtator. Një 58-vjeçare, Lumturi Palushi, është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, në një kompleks pallatesh pranë zonës së Zogut të Zi. Autori i dyshuar, H.P., është shoqëruar nga policia dhe gjatë marrjes në pyetje ka treguar versionin e tij për ngjarjen. Sipas deklarimeve të tij, mes çiftit kishte pasur konflikte të vazhdueshme, të lidhura me faktin se gruaja qëndronte në banesën e vajzës dhe jo në shtëpinë e tyre në Don Bosko. Sipas dëshmisë së dhënë para uniformave blu, autori ka deklaruar se gjatë paradites e kishte telefonuar bashkëshorten dhe ajo i kishte thënë se ndodhej në një qendër tregtare. Ai pretendon se më pas shkoi në...