“E prisnin Thaçin në mes të minave me shkop golfi?!”, ironia e analistit: Mos e akuzojnë për kamuflazhin me gjethe pemësh…

“E prisnin Thaçin në mes të minave me shkop golfi?!”, ironia e analistit: Mos e akuzojnë për kamuflazhin me gjethe pemësh…

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar me ironi zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë. Në një postim, ai thekson se për të kuptuar frymën e procesit nuk nevojitet analizë juridike, mjafton të dëgjosh pyetjet e bëra nga prokuroria. Dervishi sjell si shembull një moment nga seanca, ku prokurori special pyet një dëshmitar: “Kur erdhi Hashim Thaçi në fshatin tuaj, ishte me uniformë ushtarake?” “Po, zoti prokuror.” “Ishte i armatosur?” “Po, zoti prokuror. Kishte armë.” Sipas tij, këto pyetje të lënë të kuptosh se prokurori ndoshta priste ta shihte Thaçin “në mes të luftës me redingotë, kapuç francez dhe një shkop golfi, duke mbajtur fjalime për paqen në mes të minave.” Me të njëjtin ton ironik, Dervishi shton se “nëse ky...