E përfshirë në tregti armësh/ U ndihmua nga ish-këshiltari, lëvizjet bankare në Austri nxorën zbuluar Xhaçkën?
olta xhacka-artan gaci TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas zhvillimeve të fundit në një hetim të SPAK-ut që lidhet me dyshimet për korrupsion në tregtinë e armëve. Sipas gazetarit Elton Qyno, hetimi është mbështetur edhe në biseda telefonike të administruara në dosjen penale, të gjetura në telefonin e Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres. Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi janë vendosur zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën dyshimet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Transaksionet në Austri Raportohet se nga hetimet e deritanishme janë gjetur të dhëna që e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të bashkëshortit të saj. Sipas burimeve, bëhet fjalë për transaksione në...
Burimi:
zeri.ai