E përfshirë në tregti armësh, si doli zbuluar me disa lëvizje bankare në Austri, Olta Xhaçka
Elton Qyno Syri.net Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë në një skemë korruptive në tregtinë e armëve. Rasti është zbuluar përmes bisedave telefonike të administruara në dosjen penale. Këto biseda janë gjendur në aparatin e telefonit të Artan Gaçit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Tashmë burrë e grua janë vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa pritet që nën hetim të vendoset dhe një ish-këshilltar i njohur i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri....
Burimi:
syri.net