E Para/ Rivalët përballë, spikat Flamurtari- Bylis
Java e 11-të në Kategori të Parë sheh sot në fushë 6 skuadra në 3 çifte. Kastrioti- Besa dhe Besëlidhja-Iliria startojnë në orën 13:30 ndërsa mbyll këtë raund takimi i Vlorës mes Flamurtarit dhe Bylisit në orën 16:00. Gara duket më e ndezur se kurrë me ekipet e traditës Besa, Kukësi, Bylis, Pogradeci por dhe Iliria surprizuese që i kanë dhënë tonin këtyre javëve në rrugëtimin e tyre gjithë pretendime për 3 biletat e garantuara në fund të sezonit dhe një alternativë e katërt drejt Superiores. Dje u zhvilluan 3 ndeshjet e para. Në fakt, jo pa problematika. Në Orikum pati dhunë ndërsa një trajner që e ngjiti skuadrën në këtë nivel si Rrahman Hallaçi deklaroi se ka mbyllur me Sopotin. Sot:Kastrioti – Besa 13:30Besëlidhja...
Burimi:
sportiim.al