Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E paprecedentë në Prishtinë, sherr mes policëve, njëri arrestohet
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor pas incidentit që kishte shkaktuar në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë. Në këtë incident dyshohet se zyrtari tashmë i arrestuar policor kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës, raporton KosovaPress. Zyrtari i arrestuar policor shërben në Stacionin Policor Jugu - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit 48 orë. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor. Hetuesit e IPK-së në konsultim...