E PABESUESHME | Ajax bën “hara-kiri” dhe rihap garën e titullit 2 javë nga fundi!

E PABESUESHME | Ajax bën “hara-kiri” dhe rihap garën e titullit 2 javë nga fundi!

11 Maj 2025 21:01 Telesport Nga opsioni per te ngritur titullin kampion sot… në një kampionat të rihapur plotësisht. Kjo ndodhi sot në Holandë, me Ajaxin e Francesco Fariolit që humbi 3-0 në Johan Cruijff Arena kundër NEC Nijmegen. E gjitha ndodhi në pjesën e dytë me golat një-dy të mysafirëve të shënuar në harkun kohor të tetë minutave nga Hansen dhe Pereira dhe golin e fundit nga Ouaissa. Me suksesin e PSV-së sot ndaj Feyenoord me superpermbysje, loja për titull është më e hapur se kurrë, me fitoren përfundimtare që do të vendoset në dy raundet e fundit.
Burimi: Telesport.al