E lidhën dhe i grabitën bizhuteritë me vlerë 9 mln dollarë, Kim Kardashian dëshmon për ngjarjen në Paris

E lidhën dhe i grabitën bizhuteritë me vlerë 9 mln dollarë, Kim Kardashian dëshmon për ngjarjen në Paris

Kim Kardashian dëshmoi në gjyqin e të dyshuarve për grabitjen e vitit 2016, ku u lidh dhe iu drejtua një armë në dhomën e saj të hotelit në Paris. Sipas BBC-së, të martën, më 13 maj, Kardashian, 44 vjeç, u pyet nëse kishte menduar se do të vdiste gjatë grabitjes, dhe ajo u përgjigj: “Po, absolutisht mendova se do të vdisja.” Ajo tha se gjatë incidentit ishte vetëm me një robdishan, e cila u hap kur një nga burrat e tërhoqi drejt tij, duke “i ekspozuar trupin e saj tërësisht.” “Isha e sigurt që do të më përdhunonin,” dëshmoi ajo, sipas NBC News. Megjithatë, në vend të kësaj, grabitësit ia lidhën këmbët. Kardashian tregoi gjithashtu se iu lutej grabitësve, duke u thënë: “Kam fëmijë dhe...