Burimi:
Gijotina.com

“E legalizojmë ne”, inspektorët e IMT i kërkojnë 4 mln lekë ryshfet pronarit të dyqanit
👁6795
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tiranë, ku dy inspektorë të IMT-së, i kërkojnë një ryshfet prej 4 milionë lekësh të vjetra një qytetari. Në redaksinë e emisionit u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai pohon se tregton lodra për fëmijë, teksa pronësinë e dyqanit dhe të bodrumit e ka me certifikatë pronësie. “Në vitin 2019 unë aplikova në Bashkinë e Tiranës për hapësirë pronë publike, të hapësirës para dyqanit tim. Mora lejen dhe e bëra me konstruksion metalik siç është. Gabimi im ishte se në...