Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E kryer/ Igli Tare arrin marrëveshjen me talentin 23-vjeçar, javën e ardhshme hidhet firma në kontratë
Samuele Riçi do të jetë pjesë e Milanit. Marrëveshja është e kryer dhe tashmë mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë. Sipas Fabricio Romanos, lojtari 23-vjeçar është parë në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Igli Tare ka gjetur verbalisht gjuhën e përbashkët me Torinon për transferimin e mesfushorit italian. Palët kanë rënë dakort për shifrën e 23 milionë eurove plus 2 milionë të tjera bonus. Javën e ardhshme pritet të ndërmerren edhe hapat formalë për këtë transferim./Sport Ekspres/