Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E kërkon një ekip më i mirë se Barcelona, Ter Stegen i buzëqesh fati
Marc-Andre ter Stegen po kalon një kohë të vështirë te Barcelona. Portieri gjerman, një nga lojtarët më të rëndësishëm për katalanasit në vitet e fundit, e gjen veten përballë një situate të papritur. Me nënshkrimin e fundit të Joan Garcia, drejtuesit e klubit katalanas kanë kërkuar largimin e portierit gjerman. Ky i fundit nuk pranon largimin dhe kërkon të qëndrojë deri në fund të kontratës. Situata, megjithatë, mund të marrë një kthesë të rëndësishme në ditët në vijim. Nga Franca raportojnë se PSG ka shprehur interes të fortë për të siguruar portierin gjerman. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique, po kërkon të forcojë pozicionin e portierit me një profil të provuar, dhe emri i Ter Stegen përshtatet në mënyrë të përkryer me idetë e trajnerit...