Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
E kërcënuan me vdekje në Facebook, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Albin Kurtit
Sipas njoftimit të Prokurorisë aktakuza ndaj F.K. dhe N.S. për veprën penale “Kanosja” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria. Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin...