E kërcënoi në emër të Ramës? Toni Gogu pranon se ka takuar Veliajn në burgun e Fierit

E kërcënoi në emër të Ramës? Toni Gogu pranon se ka takuar Veliajn në burgun e Fierit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar në një reagim në Facebook se të premten ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, por ka mohuar pretendimet e publikuara lidhur me përmbajtjen e bisedës mes tyre. Gogu thotë se vizita është zhvilluar në kuadër të detyrës së tij si ministër, për t’u njohur me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe për të dëgjuar shqetësimet e ngritura publikisht nga avokati i tij, por shprehet i habitur nga ato që i janë atribuar pas takimit. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se Gogu i ka përcjellë porositë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama. “Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur....