E goditi rrufeja sapo doli nga shtëpia, kamerat filmuan momentin dramatik (VIDEO)
I mbijetoi goditjes nga rrufeja, kamerat filmuan momentin dramatikNjë burrë nga Staten Island, Nju Jork, ka shpëtuar mrekullisht pasi u godit nga rrufeja vetëm pak metra larg makinës së tij. Thomas Fahmy po ecte në Todt Hill Road pranë Windsor Road, kur një goditje e fuqishme e rrëzoi përtokë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai papritur bie në tokë. Fahmy tha se ndjeu një tronditje të fortë në të gjithë trupin, të shoqëruar me djegie, mpirje, therje dhe dhimbje të forta në të dyja këmbët. Pavarësisht goditjes, ai nuk humbi ndjenjat dhe arriti të ngrihej e të kërkonte ndihmë. Një banore, Stephanie Homan, dëgjoi thirrjet e tij për ndihmë dhe i shkoi menjëherë në ndihmë. Staten Island man struck by lightning while walking...
Burimi:
vizionplus.tv