”E gjeti shesh, e bëri përshesh”, Koka dhe Spahiu përplasen për Vlorën Hysenin. Duma: Rama pse e vendosi në SHISH?
Një debat i fortë është zhvilluar në studio mes gazetarit Bledian Koka dhe juristit Kreshnik Spahiu, teksa diskutonin për figurën e Vlorës Hyseni dhe rolin në strukturat e sigurisë në Shqipëri dhe Kosovë. Spahiu e cilësoi situatën rreth Hysenit si tregues të problemeve të funksionimit të institucioneve të sigurisë në dy vendet shqiptare. “Vlora Hyseni është simboli i dështimit të dy shteteve shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, që nuk kanë mësuar ende se një shtet i fortë fillon nga shërbimi sekret”, tha Spahiu. Ai përmendi gjithashtu të kaluarën e Hysenit në Kosovë. ”Atë e përzunë nga Kosova, e shkarkuan”. Në debat u ngrit edhe çështja e emërimeve në institucionet e sigurisë. Spahiu argumentoi se drejtuesit e shërbimeve sekrete në Shqipëri dhe Kosovë janë ndikuar historikisht...
Burimi:
kohajone.com