Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E futur në një qese të zezë, foshnja e pajetë gjendet mes mbeturinave
👁5695
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash. Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishëm, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete. Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave...