E FUNDIT/ Zjarr i fuqishëm pranë aeroportit të Vlorës
Zjarri pranë aeroportit të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Akërnisë, pranë aeroportit të Vlorës, duke përfshirë një stan. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Era e fortë dhe bimësia e thatë po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për këtë arsye, po punohet edhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave përreth aeroportit. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve përkatëse. Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien e situatës nën kontroll.
Burimi:
lajme.al