Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E FUNDIT/ Perla e Bregut nuk mjafton për të bërë surprizën ndaj Hajdukut, Dinamoja do të luajë të gjitha kartat e kualifikimit në “Air Albania”
Ka përfunduar me shifrat 2-1 ndeshja e sotme mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos. “Nëndetësja blu” i shkoi pranë befasisë në Kroaci. Dejvi Bregu tundi rrjetën nga distanca në minutën e 36, duke shtangur për një moment Hajdukun e Splitit. Por perla e lojtarit të Dinamos nuk mjaftoi. Pjesa e dytë e lojës nisi vrullshëm për kroatët, të cilët hynë në fushë të motivuar për të përmbysur rezultatin. Durdovi riktheu baraspeshën në minutën e 49, ndërsa në të 63-tën Bamba përmbysi ndeshjen në shifrat përfundimtare 2-1. Një rezultat i ngushtë për Dinamon, që mban të hapur çështjen e kualifikimit. Ekipi i Dajës do të luajë të gjitha kartat në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshmë në “Air Albania”./Sport Ekspres/