Burimi:
Telesport.al

E FUNDIT | Familja e Mbappe dhe avokatja duan 55 mln eurot, ose t’i hiqet licenca europiane PSG-së!
👁5647
10 Prill 2025 22:41 Telesport Ekipi ligjor i Kylian Mbappé hidhet në “sulm” për të provuar të zgjidhë mosmarrëveshjen mes sulmuesit dhe ish-klubit të tij Paris Saint-Germain. Francezi argumenton se PSG i detyrohet atij 55 milionë euro (61 milionë dollarë) si paga të papaguara dhe avokatët e tij pretendojnë se i kanë kërkuar gjykatës së Parisit që të fillojë procedurat. “Kjo histori ka vazhduar për pak më shumë se një vit tani. Afati ka mbaruar dhe duhet paguar. Jemi përpjekur ta zgjidhim këtë mosmarrëveshje me paqe por nuk ka ardhur shtrëngim duarsh me PSG”, tha avokatja kryesore e Mbappe, Delphine...