E frikshme në Itali! Fakulteti i Bujqësisë në Tuscia përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve

E frikshme në Itali! Fakulteti i Bujqësisë në Tuscia përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo. Flakët, që filluan nga çatia gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit, ndërsa u krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash, duke përfshirë edhe një hotel pranë zonës së zjarrit. Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve....
Burimi: Top-Channel.tv