Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E dinit? Nëse hani një vezë në ditë do tju ulet rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje
Njerëzit që hanë një vezë në ditë kanë një rrezik dukshëm më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare krahasuar me ata që nuk hanë fare vezë, sipas një studimi të ri të madh shkencor kinezo-britanik. Studiuesit, të udhëhequr nga Profesor Liming Li i Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin e Pekinit, i cili publikoi botimin përkatës në revistën mjekësore britanike “Heart”, analizuan të dhëna mbi afërsisht 416,000 persona të moshës 30 deri në 79 vjeç, të cilët nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit. Pjesëmarrësit u ndoqën për rreth nëntë vjet dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e lidhur me dietën e tyre. Gjatë kësaj kohe, gati 84,000 njerëz zhvilluan sëmundje të zemrës ose pësuan atak në zemër ose goditje në tru, ndërsa gati...