E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, prangoset 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, prangoset 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

Ka marrë fund arratia për Majlinda Avdulin, e njohur edhe me identitetin Dajana Tafani, 47-vjeçare nga Elbasani, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ajo kërkohej nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Apelit në Cagliari, Itali, në vitin 2016 e kishte dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e ekstradimit të saj në Itali.
Burimi: Sot.com.al