No Image Available

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e kanë kritikuar pas publikimit të videove intime pak javë më parë. Ajo shfaqet në një video duke buzëqeshur, ndërsa mbishkrimi i saj shkruan: “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”. Ndërkohë, në këtë video, si audio janë vendosur disa qen që lehin, si një mesazh i koduar për kritikuesit e saj. Kujtojmë se Lubonja ka paditur kompozitorin Adrian Hila, pas qarkullimit të videove intime me të.