E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

Në mbrëmjen e lamtumirës së Lionel Messit me Argjentinën, trajneri Lionel Scaloni diskutoi gjithashtu për të ardhmen e tij si trajner në krye të skuadrës Albiceleste.  “Nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj të jem trajner. Megjithëse nuk ka përditësime për momentin”. Vlen të theksojmë se kontrata e Scalonit skadon në fund të vitit 2026.  Federata Argjentinase e Futbollit  ka shprehur dëshirën për të mbajtur Scalonin në pankinë edhe për katër vjet të tjera, ose deri në Kupën e Botës 2030.