Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E ardhmja në dyshim, sulmuesi i Realit ndiqet nga Al Nassr
E ardhmja e Rodrygos është shndërruar në një enigmë të vërtetë, me sulmuesin e Real Madrid që mund të bëhet një nga protagonistët e kësaj merkatoje vere. Al Nassr është në kërkim të një ylli të ri për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon dhe midis të gjitha profileve të vlerësuara, afrimi i brazilianit duket si lëvizja e duhur. Vendimare në fund do jetë dëshira e Rodrygos, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij. 24-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në kampionat në sezonin e kaluar, ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.