E ardhmja e Vasseur te Ferrari e pasigurtë, nga Horner te Stella, ja kandidatët që mund ta zëvendësojnë

E ardhmja e Vasseur te Ferrari e pasigurtë, nga Horner te Stella, ja kandidatët që mund ta zëvendësojnë

Pasi kanë kaluar pesë gara dhe më shumë se dy muaj pa u ngjitur në podium, Ferrari po përballet me atë që është padyshim periudha e tij më e gjatë zhgënjyese e sezonit 2026 në Formula 1. Sezoni në një moment dukej se u ofronte një fije shprese tifozëve të “kokëkuqes” me dy fitore (një Leclerc e një Hamilton). Më pas gjërat ngecën dhe situata përfundimisht doli jashtë kontrollit he kjo pasoi me disa paraqitje zhgënjyese dhe mosmarrëveshje mes dy pilotëve dhe gabime në drejtim, të cilat e përkeqësuan dështimin e thellë të përmirësimit të motorit. Kjo solli një atmosferë tensioni në rritje, të karakterizuar nga debate që mund të ishin shmangur lehtësisht mes Frédéric Vasseur dhe pilotëve dhe që kulmoi në Baku, ku Christian...