E ardhmja e sulmuesit të Realit në dyshim, shumë shpejt takimi vendimtar

E ardhmja e sulmuesit të Realit në dyshim, shumë shpejt takimi vendimtar

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është në dyshim dhe një pikë kthese mund të vijë së shpejti. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano shpjegon se një takim midis palëve në lidhje me brazilianin do të mbahet javën e ardhshme, duke qenë se Los Blancos janë të hapur për ta lënë të largohet. Gjithsesi, në Madrid janë të sigurtë për një gjë, Rodrygo nuk do të bashkohet me Al Nassr. Klubi mbetet plotësisht i përqendruar në Evropë, me Arsenalin që po punon për t’i sjellë Artetës një përforcim yll në sulm.
Burimi: Argjiroja.net