E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

Pavarësisht thashethemeve, Hakan Calhanoglu do të qëndrojë te Interi. Presidenti i zikaltërve, Beppe Marotta, tha diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Çalhanoglu? Është një lojtar i yni në të gjitha aspektet, ndaj do të kthehet sa më parë të jetë e mundur, sapo të ftohet në grumbullim”- tha ai. Mesfushori u përfol për një kalim te Galatasaray, po duket se ky transferim nuk do kryhet. Calha ka kontratë me Interin deri në vitin 2027.
Burimi: Argjiroja.net