Dyshohet se po përgatitnin atentat, arrestohen 3 persona

Dyshohet se po përgatitnin atentat, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se do të kryenin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje edhe me atentatet e ndodhura në Sarandë dhe Mirditë. Operacionet policore janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të arrestuar dhe për të përcaktuar nëse ata kanë lidhje me ngjarjet kriminale të mëparshme. Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.