Dyshohet se përdhunuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë

Dyshohet se përdhunuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shtetas britanikë me origjinë shqiptare janë ndaluar me dyshimin për përdhunimin e një 28-vjeçare në një hotel në Split, shkruajnë mediat kroate. Autoritetet policore gjetën një të dyshuar në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët u gjetën dhe u arrestuan më vonë. Sipas Index, pas përfundimit të hetimit, policia përcaktoi se kishte dyshime të arsyeshme se tre personat kishin kryer së bashku krimin e rëndë të përdhunimit. Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për veprën e rëndë penale kundër lirisë seksuale. Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë...