Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dyshohet se ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 34-vjeçari në Kolonjë
👁2977
Policia e Kolonjës ka vendosur në pranga një 34-vjeçar nga fshati i Kagjinas. Sipas bluve bëhet me dije se i riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente 17-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.