Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari që mendohet se ishin “të lidhura me rrjete mashtrimi kriminal” që synonin përdoruesit online në të gjithë botën, deklaroi gjatë kësaj javë kompania mëmë ‘Meta’. Mbylljet e llogarive, të cilat Meta tha se ndodhën gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, vijnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera të kompanisë për të goditur skemat e mashtrimit online. Në një njoftim, ‘Meta’ tha se po lançon gjithashtu mjete të reja në WhatsApp për të ndihmuar njerëzit të dallojnë mashtrimet, duke përfshirë një përmbledhje të re sigurie që platforma do ta tregojë kur dikush që nuk është në kontaktet e një përdoruesi e shton atë në një grup. Mashtrimet po bëhen shumë të zakonshme dhe gjithnjë e më të sofistikuara...