Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale, Prokuroria e Elbasanit ndalon 4 persona
👁7548
Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar katër persona, nën dyshimin se lejuan shtrimin e rrugëve në Blesh në funksion të fushatës elektorale. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve, më konkretisht të shtetasve me iniciale F.M., L.H., Dh.K. dhe B.H. Ngjarja është regjistruar më 5 maj. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 446 të vitit 2025 për veprën penale të “Shpërdorim detyre”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Moskallëzim i krimit” të parashikuar nga...