Dyshohet se konsumoi helm për minjtë/ Një person në gjendje të rëndë
Një person dyshohet se është helmuar këtë të enjte në lagjen “Topana” në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, personi dyshohet se ka konsumuar helm për minjtë. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit. Burime paraprake bëjnë me dije se personi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten të dhëna të tjera nga Policia e Shtetit.
Burimi:
ntv.al