Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

Dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet banesa në Durrës

Policia e Durrësit ka sekuestruar disa pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Mësohet se është bërë konfiskimi i pasurisë në përdorim të shtetasit L. K., të  cilit iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.. Këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2...