Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Një 65-vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e kësaj të diele u gjetën të pajetë djali i tij 27-vjeçar dhe nipi i tij. Sipas raportimit të mediave në Kosovë, 65-vjeçari dyshohet se është autor i vrasjes së dyfishtë. Ai është shoqëruar nga autoritetet policore, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Trupat e pajetë u zbuluan rreth orës 08:47 në një banesë në fshatin Demiraj. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi i Emergjencës, ku u konstatua vdekja e të dy personave.   Arrestohet personi i lidhur me rastin “Vrasje e Rëndë”   Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar...