Dyshohet se dy të rinj u dhunuan nga policia maqedonase, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme
Pretendimet e dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, se janë keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, kanë nxitur reagime politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut. BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ndërsa Lidhja Shqiptare kërkon largimin e tij dhe të ministrit Pançe Toshkovski, si dhe përfshirjen e organizatave ndërkombëtare në zbardhjen e rastit. Ngjarja u bë publike pas publikimit të fotografive ku dy të rinjtë shfaqen me lëndime të dukshme në fytyrë. Sipas pretendimeve të tyre, dhuna ka vijuar edhe pasi u janë lidhur duart dhe janë shtrirë përtokë. Ata kanë deklaruar gjithashtu se gjatë ndërhyrjes policore janë përdorur armë zjarri dhe se u janë shpuar gomat e automjetit. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim...
Burimi:
ntv.al