Dyshohet për shit-blerje votash! Gruaja në Kavajë fillimisht u takua me Elvis Roshin

Dyshohet për shit-blerje votash! Gruaja në Kavajë fillimisht u takua me Elvis Roshin

Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës. Xhuli Duda është takuar me Elvis Roshin dhe më pas është kapur me një listë emrash të familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është paguar në këmbim të votës ndërsa pritet të merren të pyetje edhe Elvis Roshi.
Burimi: Kohajone.com