Dyshime për abuzime me tendera/ GJKKO merr vendimin për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Dyshime për abuzime me tendera/ GJKKO merr vendimin për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi masën detyrim paraqitjeje dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj Myzyrit. Me vendimin e GJKKO, Myzyri gjithashtu është pezulluar nga detyra. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro....
Burimi: Sot.com.al