”Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama takim me bizneset: Janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

”Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama takim me bizneset: Janë miratuar 32 kredi me vlerë 5 milionë euro

Skema “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga bizneset e vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të bëra publike nga kryeministri Edi Rama, rreth 400 biznese ndodhen aktualisht në proces aplikimi, ndërsa deri më 5 të muajit janë miratuar 32 kredi, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Ritmi i miratimeve ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. Në gusht u miratuan 5 kredi, në shtator 20, ndërsa në ditët e para të këtij muaji janë shtuar edhe 7 kredi të tjera. Skema synon të lehtësojë aksesin në financim për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë kapacitet për të zgjeruar aktivitetin, por përballen me vështirësi në sigurimin e fondeve. Programi parashikon kredi me interes deri...