Dy turiste suedeze pretendojnë se u p*rdhunuan nga 5 të rinj, denoncimi vjen 3 ditë pas ngjarjes
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një denoncim i dy turisteve suedeze me inicialet S.M dhe M.J ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës pas pretendimeve se ato janë abuzuar seksualisht nga pesë të rinj gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytet. Dy shtetaset të cilat kishin mbërritur në Shqipëri më 4 shtator kanë rrëfyer në polici dy episode që sipas tyre kanë ndodhur në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë. Sipas dëshmisë së tyre, gjithçka nisi pas një njohjeje rastësore me dy të rinj, të cilët më pas i kanë ftuar në banesë së bashku me një shok. Turistet kanë pretenduar se gjatë qëndrimit me ta situata ka ndryshuar dhe njëra prej tyre ka deklaruar se për shkak të konsumimit të alkoolit nuk kujton të gjitha momentet...
Burimi:
zeri.ai