Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë
👁12088
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës. Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë...