Dy të arrestuar në Tiranë në një call center që mashtronin të huajt me bursa fiktive

Dy të arrestuar në Tiranë në një call center që mashtronin të huajt me bursa fiktive

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës sot më 4 Qershor pasi administronin një call center përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj. Uniformat blu të kryeqytetit njoftuan zhvillimin e operacionit “Las call” ku ndër të tjera u sekuestruan pesë laptopë dhe dy celularë. Të arrestuarit janë një 35-vjeçar me iniciale O.V dhe një 32-vjeçar me iniciale A.B. Përveçse të palicencuar duke mos deklaruar aktivitetin në organet kompetente ata telefononin shtetas të huaj dhe i mashtronin për të investuar në bursa fiktive. Gjithë veprimtaria kriminale kryhej në “zemër” të Tiranës, në rrugën e “Barrikadave”. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë,...
Burimi: Javanews.al